“Deri sot, me asnjë formulë shkencore nuk është arritur të manipulohet ose të mposhtet fuqia e dashurisë …
Nga 365 ditë të vitit, shënojmë një të veçantë për ditën e të dashuruave. Do të thotë, gjatë gjithë vitit gjejmë vetëm një ditë të shprehim dashurinë për njeriun e zemrës.
Gjënë më të çmuar në jetë DASHURINË, e shpërblejmë vetëm me një ditë dhe, atë ditë të veçantë ndjehemi sikur bota është e jona. Kjo sepse, dashuria ka një fuqi të pafundme hyjnore që nuk shihet as nuk preket por ndjehet, dhe kur ndjehet me tërë qenien tonë, ajo lumturon dhe shëron çdo qelizë në trupin tonë.
Deri vonë nuk e kemi ditur një gjë të tillë por, tani që e dimë edhe shkencëtarisht që energjia e dashurisë shëron dhe si e tillë duhet vënë në funksion çdo ditë të jetës sonë. Çdo ditë duhet të jetë ditë e Shën Valentinit, jo vetëm për njeriun e zemrës por për çdo gjë që na rrethon.
Kurr nuk e dimë se kur përfundon trajektorja e jetës prandaj, çdo ditë është për ta kremtuar në këtë jetë, ashtu si vije me dallgat e saj, herë e qetë e herë e trazuar. Por, kur këtyre dallgave të trazuara ju japim një dozë dashurie, ato si me shkop magjik qetësohen sepse, edhe uji edhe toka edhe qeniet e mirëpresin dashurinë sepse ajo frymon, ajo lulëzon, ajo lumturon, ajo shëron.
Të dashurit e mi, dhuroni dashuri sa të mundeni sepse, çdo energji që lirohet nga ne, ajo kthehet. Andaj, them zgjedhni dashurinë dhe gëzoni jetën që u’a ka dhuruar Zoti vetëm një herë.
Gëzuar Shën Valentini për të gjithë juve që jeni të dashuruar dhe juve që zgjedhni dashurinë për njeriun dhe jetën
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb