Një debat i fortë u zhvillua në emisionin Open në News 24 mes analistit Dritan Hila dhe gazetarit Arion Sulo, në lidhje me shërbimet spitalore në vendin tonë.

Hila tha se sot shëndetësia është akullore. Ai deklaroi se mjekët te urgjenca shtetërore punojnë në mënyrë frenetike.  Sulo tha nga ana e tij se nuk operohesh dot sot nëse nuk jep lekë.

Dritan Hila: Jam operuar dy herë, shëndetësia është akullore.

Arion Sulo: Sa paguan, ky është problemi. Nuk të prek njeri me dorë po nuk pagove. Lëre ti, se ty të njohin. Nuk të prekin me dorë nëse nuk jep para.

Dritan Hila: Kjo është mënyra më e mirë për të lënë kopilin te dera.

Arion Sula: E ke dëgjuar skandalin e Onkologjikut. E di se të bësh operacion në Shqipëri duhet të paguash 400 mijë lekë. S’po them se janë të korruptuar gjithë mjekët.

Dritan Hila: Ka që marrin para. Shko tek Urgjenca dhe do shikosh heronjtë. Mjekët në shtet punojnë në mënyrë frenetike. Spitalet private janë ata që shkatërrojnë, por shteti është akullore. Kur thua që marrin para në dorë, nuk mund ta thuash në përgjithësi, sepse ka mjekë të përkryer. Padyshim që ka probleme, por përmirësimi është i dukshëm. Shëndetësia sot është shumë më mirë se ç’ka qenë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb