Debate të ashpra ka pasur në komisionin hetimor të Shëndetësisë.

Kryetarja Albana Vokshi dhe nënkryetari Plarent Ndreca patën një debat me tone të ashpra që çuan deri në largimin e socialistëve nga mbledhja.

Pjesë nga diskutimi:

Vokshi: Ke monopolizuar. Qetësohu. Po fyeni. Do t’ju përjashton nga komisioni. Nuk kërcënoni dot ju. Kush je ti? Ke monopolizuar komisionin do ta drejtosh. Lëre deputetin të flasë.

(Plarent Ndreca ngrihet të ikë)

Vokshi: Kur të qetësohesh eja sërish

Ndreca: Nëse pranon fyerjet…

Qetësohu se denoncime të tjera do të kesh o zoti Ndreca. Vetëm me një dhe shih si u bëre. Nuk ke parë asgjë akoma.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb