TIRANE– Sistemi shëndetësor në vend ka “përplasur” kryeministrin Rama me komentuesit në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Ka mjaftuar një video e publikuar nga kryeministri Rama, e cila sipas tij dëshmon përmirësimin e shërbimit në shëndetësi, që një pjesë e mirë e komentuesve të reagojnë duke u shprehur se ky nuk është realiteti.

Ndonëse kryeministri thotë bashkangjitur videos, se tashmë ka nisur rruga e transformimit të sistemit shëndetësor, komentuesit flasin për një situatë krejt tjetër, madje dukë i thënë se “po na shet sapunin për djathë”.

 

 

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154109814536523/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

 

“Ja edhe një tjetër shembull që flet vetë se si, hap pas hapi, shërbimi ynë shëndetësor po rilind, në një rrugë që është ende e gjatë, e mundimshme dhe plot vështirësi për financimin e të gjithë projekteve, të cilat janë gati e presin radhën për të transformuar një sektor ku, për 20 e kusur vjet, u përhap kanceri i rrënimit, korrupsionit e pisllëkut…
Kush e sheh këtë copëz realiteti të transformuar e kupton fare kollaj shprehjen #QentëLeTëLehinKarvaniEcënPërpara #Rilindje?
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër ????”, shkruan kryeministri Rama.

 

REPLIKAT
Alban Shosha: Ik mer ti ngele tu na e tregu shqiperin fushe me lule . Shpreh realitetin si eshte ne te vertete

Edi Rama:
Alban Shosha fatkeqesi qe kur e sheh me sy thua s’eshte realitet (apo mos te duken aktore filmash keta hallexhinj qe i gjetem rrugeve e qe shkonin tre here ne jave ne Tirane per te bere dializen?), ndersa kur i degjon nga politikanet e mediat e kazanit thua ja realiteti! Keqardhje.

Saimir Sternaj: Au doli ky qe shet sapunin per djath ne rregudh asht ky per deri sa ne tna duket I till

Edi Rama:
Kujdes Saimir me sapunin se djathin nuk e ngaterron ti?✌

Linda Hoxha Jovanaj: Edhe Ilacet per cdo semundje duhet ti gjeni per Shqipetaret ,se spitale ka :)

Edi Rama: Humor kaps e quanim kete ne Zonja Hoxha, kur ishim te rinj???

Eugen Bejleri: ps. nuk jam partiak se nuk me intereson fare po thjesht verej dhe pyes, ca kuptimi ka pjesemarrja jote ne nje inagurim spitali pse duhet te fryhet sikur cfare po ndodh?!! Pse nuk je aty ti kur behet nje vrasje e bujshme apo nje aksident tragjik apo kur ndodh dicka e rende ku vihet ne loje prestigji i qeverisjes, po te mbyt papunesia rreth e rrotull, me ate puno spitali u be ta gezojne ata qe mezi e paten mbas shekujsh premtime dhe kaq pse duhet te jesh ti aty apo per show

Edi Rama: Papunesia rreth e rrotull?! Ka papunesi po, jo pak, por punesimi eshte rritur dhe ka sot, tani qe flasim, 27 mije vende te lira pune vetem ne zyrat e punes!!! Show?! Cfare domethene show?! Keto nuk jane filma jane realitete te reja qe po ndertohen dhe sa per shekujt e premtimeve, tre vjet kam une ne qeveri Eugen dhe po bejme reforma qe po te ishin bere 20 vjet me pare, ohu, ku do ishte Shqiperia sot!

Ilir Hoxha: O edo po shqiperia nuk eshte aq e vogel sa tregon ti,por jo aq e madhe sa mendon ti qe te mbaj dhe mbetjet e europes.

Edi Rama:
O Ilir akoma s’e ke kuptuar per cfare behet fjale?! Shko me poshte ne postimet per kete teme qe te ftillohesh o mik se te paska shurdhuar zhurma e kazanit per kete teme

Denis Xhafa: Keshtu duket bukur po kam degjuar qe sa ikin autoritetet boshatisen serisht keto qendra shendetesore deri te edhe vazot me lule..Qofsha i gabuar

Edi Rama: Ah vertet, keshtu ke degjuar, po pse ata njerezit qe flasin aty mos te duken si aktore filmash qe kur ikin autoritetet ikin edhe ata ne shtepi?! Po çfare flet keshtu o Denis!

Dritan Gjeta: Po pse shkon veq te ajo dhoma se esht ber me laberatore e gjana kontrolloj edhe pacintet tjer edhe spitalet e tjera se po hyn ujti brenda..✌✌✌✌?

Edi Rama: Dritan, nuk eshte dhome po eshte nje pavion i tere, ndersa sa per ujin brenda nuk hyn me askund qekur iku Saliu, por padyshim ka ende shume per te bere, se po t’i kishim bere te gjitha spitalet per tre vjet si ky pavion nuk do ishim qeveritare po magjistare!

Nexhat Iseni: Zotri Kryeminister hemodializa sa leke kushton apo eshet fales per pacientet flm per mirkuptim

Edi Rama: FALAS!

Hasan Mokra: A e ke pyetur veten pse politikanet dhe familjet e tyre shkojne ne spitale private dhe shkolla private?

Edi Rama:
Po ja per shembull femijet e mi kane shkuar ne shkolla publike, çfare lidhje ka kjo?!

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb