Shëngjini është vendosur nën pushtimin e flakëve, të cilat janë shpërndarë në një pjesë të konsiderueshme të destinacionit turistik, ndërsa situata nuk pritet të lehtësohet së shpejti.

Gazetari i News24, Osman Stafa ka raportuar se situata mbetet e vështirë, teksa gjithë kurora e pemëve përmbi Shëngjin është shkrumbuar ose shumë pranë zjarrit, ndërsa flakët u afrohen resorteve dhe zonave të banuara.

Pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve të shumtë në Shëngjin dhe helikopterit Cougar, është nevojitur edhe ndërhyrja e dy avionëve evropianë, të cilët sapo kanë mbërritur mbi zonat e prekura.

Situata më e rëndë është në zonën e njohur si Rana e Hedhun, ku ka edhe shpërthime të granatave apo predhave që kanë mbetur në zonë prej vitesh dhe që mund të shpërthejnë pas kontaktit me flakët.

Situata më e rëndë ka shkaktuar që turistë dhe vizitorë të shumtë në Shëngjin të braktisin pushimet e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb