Nëse e dini që është i shenjës “Peshore”, mos hipni në makinë me të!” Kjo fjali u mendua fillimisht si një shaka e një faqeje kanadeze në internet dhe që merret me studimet për siguracionet e automjeteve

Por kur anëtarët e kësaj kompanie u thelluan në studime dhe morën të dhënat, u habitën. Vetëm në 100 mijë shoferë të studiuar në 6 vjet “Peshorja” del të jetë më e keqja nga 11 shenjat e tjera të horoskopit.

“Nuk prisja asgjë në fillim, por kur pashë se si disa shenja veçoheshin në numër për dënimet e dhëna, e të tjerat për aksidente, ndërsa disa ishin kombinim i të dyjave, mbeta e shokuar” – thotë Lee Romanov, presidente e faqes InsuranceHotline.com.

Sipas hulumtimeve të bëra “Peshoret” që kanë lindur në periudhën 23 shtator – 22 tetor, do të duhej të pasqyrojnë harmoni dhe ekuilibër.

Por, kjo nuk vlen kur kapin timonin dhe shkelin gazin, sepse kjo shenjë kishte numrin më të madh të aksidenteve. Pas “Peshores” vinin “Ujori” dhe “Dashi”.

“Kur jeni në drejtimin e makinës duhet të jeni të gatshëm për të marrë vendime dhe në këtë drejtim “‘Peshoret” nuk janë të mira” – thotë Romanov.

Në krahun tjetër, shoferët më të mirë janë “Luani”, (ndonëse egoja dhe dëshira mbizotëron personalitetin e tyre), të pasuar nga “Binjakët” dhe “Bricjapët” dhe “Gaforret”.
Më shumë gjoba nga policia marrin “Peshqit”, pastaj “Dashi” dhe “Ujori”. “Binjakët”, “Shigjetarët” dhe “Virgjëreshat” kanë më pak gjoba.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: