Pamje horror. Një shenjë që përshkon gjoksin tej për tej, gjak e penj. Kjo është shenja e një krimi në trupin e 36-vjeçarit Eljus Thartori e që ka për t’i lënë gjurmë jo vetëm fizike. Ka qenë vetë Thartori që ka vënë në dispozicion këtë pamje të trupit të tij nga shtrati i spitalit ku ndodhet për mjekim. Për shkak të vendndodhjes së plumbit, mjekët i kanë hapur të tërë kraharorin, duke i lënë një shenjë jo të vogël.

Thartori
Thartori

Dëshmia e ish-mësuesit të fizkulturës ish-i dënuar për vrasje erdhi sot në “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti, 10 ditë pas u plagos me armë, teksa qëndronte në ballkonin e banesës së tij në Vlorë. Aktualisht Thartori ndodhet për kurim në Turqi por si ra në kontakt me News24? Gazetari Enrik Mehmeti ka treguar komunikimin me 36-vjeçarin.

“Më ka kontaktuar ditën e djeshme, fillimisht me mesazh. Më dërgoi fillimisht një foto të kraharorit që ka plumbin më pas më ka dërguar video-dëshminë e asaj që sipas tij ka ndodhur atë mbrëmje. Më tregoi dyshimet dhe se gjendet jashtë Shqipërie për kurim”, deklaroi gazetari Mehmeti.

Gazetari i Neës24 tha se ai nuk donte të identifikohej plotësisht dhe se përgjatë dëshmisë ngre dyshimet e tij.
“Nga ajo që pamë, pjesa e kraharorit ka një plagë shumë të madhe, vetë ai shprehet se jemi në pritje të ketë reagimin e tyre, për një prononcim nga ana e atyre tek të cilët ngre dyshime për plagosjen”, thotë Mehmeti.

Ndërkohë më herët në “Facebook” gazetari shkruan se shenja në kraharor tregon se goditja i është bërë me një precizion të madh.
“Ky është kraharori i Eljus Thartori, 36- vjeçari ndaj të cilit iu bë atentat disa ditë më parë fotografi të cilën ma dërgoi një ditë më parë së bashku me një dëshmi që do ta ndiqni pas pak në mënyrë ekskluzive në News 24. Shenja në kraharor tregon se goditja i është bërë me një precizion të madh. Thartori disa vite më parë ka vrarë një person që sipas tij ishte njeriu që i vrau të ëmën. Dyshimi për atentatorët sipas tij nuk ka lidhje me vrasjen që ai ka kryer por për njerëz të tjerë, emrat e atyre që sipas tij donin ta vrisnin i ka thënë në dëshminë ekskluzive që më ka dërguar”, shkruan Mehmeti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb