Objektiv i atentatit të mbrëmjes së sotme në lagjen “Cole” të Vlorës ka qenë Kevin Hajrulla, 30 vjeç. I riu mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa ndodhej në automjet. Kejvin Hajrulla është kushëriri i Inez Hajrullës, i njohur si “i forti” i Vlorës i cili i ka shpëtuar 3 herë atentateve.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët, që dyshohet se kanë qenë 3 kanë pritur që 30 vjeçari Hajrulla, i cili rezulton të parkonte benzin ngjyrë gri për të qëlluar në drejtim të tij me breshëri automatiku nga një makinë tip KIA.

Plumbat kapën edhe një 35-vjeçar që ndodhej aty pranë, tregtar i fruta perimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb