Të tjera detaje zbardhen nga masakra e ndodhur në Shkodër, ku deri tani raportohet për dy viktima dhe dy të plagosur rëndë, që ndodhen në spitalin Rajonal.
Gazetari i News24 Igli Çelmeta, referuar informacioneve zyrtare nga policia, shprehet se një nga viktimat është grua, e identifikuar si Flutra Basha, ndërsa një prej të plagosurve në gjendje të rëndë është Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.
Gazetari Çelmeta raportoi se gruaja që ka humbur jetën nuk ka gjurmë plumbash, por është goditur nga automjeti që ishte objektiv i atentatit, dhe në momentin që është qëlluar mbi të, ka humbur kontrollin, duke goditur gruan dhe bashkëshortin e saj, Bashkim Basha i plagosur, që udhëtonin me motor.
Referuar informacioneve zyrtare, Çelmeta tha se drejt Shkodrës janë nisur forcat RENEA.
Ndërkohë që viktima tjetër është identifikuar si Hamza Lici, i cili ka qenë edhe shënjestra e këtij atentati.
(BalkanWeb)