Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kujtuar 14-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka ndarë foto të ish-kryeministrit Sali Berisha me presidentin e asaj kohe amerikan George Bush.
Demokrati ka shkruar se anëtarësimi i vendit në NATO ka qenë historike dhe një nga momentet më të rëndësishme të kombit.
Postimi i plotë:
Shqiperia ne NATO, ngjarje madhore ne historine kombetare!
Hyrja e vendit ne NATO eshte nje nga momentet historike me te rendesishme te Kombit tone.
Nje arritje ne perputhje me aspiratat e perpjekjet shekullore te shqiptareve per te qene pjese e Perendimit.
Per te instaluar e mbrojtur ne vendin tone lirite e demokracine perendimore.
Sepse se pari NATO eshte nje bashkesi politike vlerash e qellimesh.
Ajo ishte edhe nje permbushje standartesh, realizimi reformash thelbesore.
Nje rugetim ky qe filloi prej dhjetorit te 1990.
PD ishte nder partite e vetme demokratike ne bllokun lindor, e cila prej fillimit artikuloi qartesisht domosdoshmerine e antaresimit ne NATO.
Shqiperia ishte vendi i pare i atij grupimi, qe menjehere me Qeverine demokratike, u be pjese e “ Partneritetit per paqe” te NATO.
Dhe qe vazhdoi t’i qendroi konseguent atij hapi.
Derisa 14 vite me pare u antaresua plotesisht, gje te cilen e parapriu Presidenti Bush gjate vizites se tij ne Tirane, ne krah te Berishes.
Nje arritje ajo qe na afroi ngushtesisht edhe me BE, qe ne fakt i hapi “dyert” e Europes per ne.
Per te permbushur keshtu aspiraten tone madhore, per te qene pjese e Europes, e familjes sone natyrale e “biologjike”.