PRISHTINË- Me rastin e 10 Qershorit, ditës kur u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit, komuna e Prizrenit zhvilloi një akademi solemne.

Me këtë rast kryetari i kësaj komune Ramadan Muja, deklaroi se themelimi i organizatës politike nga rilindasit e shquar të përkrahur nga populli, më 10 qershor të vitit të largët 1878 në Prizren, ishte pika kulmore e përfaqësimit të interesave shqiptare pasi kanosej rreziku i aneksimit dhe copëtimit të tokave shqiptare nga armiqtë e shumtë.

Ndërkaq, historiani nga Ulqini, Nail Dragaj, në një shënim të përgatitur për këtë ngjarje, në mes tjerash tha se edhe atëherë por edhe sot, për fatin e shqiptarëve ende vijojnë të vendosin fuqitë e mëdha, që shqiptarët të jetojnë të ndarë në shumë vende. Historiani Dragaj propozoi që Prizreni dhe Ulqini të lidhin me ura bashkëpunimi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: