Është shënuar viktima e tretë gjatë orëve të mëngjesit të sotëm. Ngjarja e fundit ka ndodhur në Tiranë, ndërsa policia raporton se viktimë është një 61-vjeçar.


Raportohet se ky i fundit i ka dhënë fund jetës, duke i hedhur nga kati i nëntë i banesës. Ndërkohë që dy viktimat e para u shënuan nga aksidentet rrugore, njëri në Divjakë dhe tjetri në Golem.


Tiranë/Informacion Paraprak


Rreth orës 9 në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 9- të i banesës shtetasi F. XH.,61 vjeç,  ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Etiketa: