Mirlind Daku ka gjetur sot dy herë rrugën e rrjetës në kampionatin rus të futbollit, duke i siguruar një fitore 3-0 Rubin Kazan përballë Akron Toljati. Pas ndeshjes, nëpërmjet rrjeteve sociale, ai ka bërë një dedikim të veçantë për dy rrjetat e tundura.

  • foto galeri

Daku ia kushtoi ato gola Martin Canit dhe familjarëve të tij, duke kujtuar në këtë mënyrë futbollistin 14-vjeçar shqiptar i cili u vra i goditur me thikë në një sherr për arsye banale mes bashkëmoshatarësh.

“Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shëndrit në parajsë”, shkruante Daku në mesazhin e tij emocionues për djaloshin i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike pak ditë më parë në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb