Lamine Yamal u bë futbollisti më i ri që debutoi dhe shënoi në Superkupën e Spanjës, në moshën 16 vjeç e 182 ditë. Lamine e kaloi kështu lojtarin e Barçës, Ansu Fati, i cili debutoi në Superkupë në moshën 17 vjeç e 70 ditë.
Një rekord që iu shtohet të tjerëve të lojtarit të ri të talentuar. Për momentin, ai tashmë ka katër rekorde, duke shtuar Superkupën e Spanjës, teksa është ende në kohë për të arritur të pestin në Champions League.
Më i riu që ka shënuar në La Liga – Lamine u bë futbollisti më i ri që ka shënuar gol në La Liga. Sulmuesi shënoi në “Los Cármenes de Granada” më 8 tetor 2003, në moshën 16 vjeç e 87 ditë, duke rrëzuar Fabrice Olinga e Málaga nga froni, i cili e bëri “sefte” në La Liga në moshën 16 vjeç e 98 ditë.
Më i riu që ka debutuar për Spanjën – Lojtari i Barcelonës është më i riu që ka shënuar ndonjëherë me kombëtaren e parë spanjolle. Ndodhi më 8 shtator 2003 në Gjeorgji, në një ndeshje kualifikuese për “Euro 2024”, kur ai shënoi në moshën 16 vjeç e 57 ditë. Lamine e kaloi Gavi-n, i cili debutoi në moshën 17 dhe 62 vjeç, në finalen e katërt të Ligës së Kombeve të UEFA-s 2021 me Luis Enrique, kundër Italisë.
Më i riu që ka shënuar për Spanjën – Në të njëjtën ditë kur bëri debutimin e tij, Lamine shënoi golin e tij të parë për “La Roja” në fitoren 7-1. Gavi, gjithashtu mbante rekordin në fjalë deri në mbërritjen e Lamine, qysh kur realizoi golin ndaj Republikës Çeke në një ndeshje të grupeve të Ligës së Kombeve të UEFA-s në moshën 17 vjeç e 304 ditë.
Rekordi i pestë në pritje – Këtyre katër rekordeve të tij ka ende kohë për t’iu shtuar të pestin në Ligën e Kampionëve. Nëse do të shënonte më 21 shkurt, në ndeshjen e parë të 1/8 finale në Napoli, ai do të linte Ansu Fatin pas. Lamine do të shënonte në moshën 16 vjeç e 223 ditë, ndërsa Ansu ishte lojtari më i ri që shënoi në kompeticionin më të mirë kontinental për klubet, 17 vjeç e 40 ditë, kundër Interit.
Në total, Lamine Yamal ka luajtur tashmë 31 ndeshje zyrtare (1166 minuta) mes Barçës dhe kombëtares spanjolle, vetëm në moshën 16-vjeçare. Me Barcelonën ka luajtur 27 ndeshje (1166 minuta), duke shënuar 2 gola dhe dhënë një asist. Me Spanjën ka marrë pjesë në 4 ndeshje, duke shënuar 2 gola në 205 minuta lojë aktivizim
(BalkanWeb)