Futbollisti i Kombëtares së Italisë, Cristiano Biraghi, nderoi ish-shokun dhe kapitenin e skuadrës  së Fiortentinës, Davide Astori pas golit të triumfit, shënuar ndaj Polonisë mbrëmjen e djeshme, sfidë kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi i majtë edhe pse së fundmi ka marrë ftesën për t’u bërë pjesë e Kombëtares, dje tregoi se vlen shumë duke shënuar golin e fitores. Biraghi përfitoi nga një devijim i topit në minutën 92’ dhe Italia rikthehet tek fitorja pas 5 takimesh.

Pas  takimit, ai ka bërë një dedikim prekës për ish-kapitenin e Fiorentinës, i cili u nda nga jeta muaj më parë: “Astori është pjesë e imja, ashtu si edhe e të gjithë shokëve te Fiorentina dhe të gjitë atyre që kanë luajtur me të”.

Mbrojtësi shtoi se golat shkojnë për ish-shokun, pasi sipas tij, falë mbështetjes që kishte nga Astori, ai sot vijon të ngrihet profesionalisht në futbollin profesionist.

“Jam përballur me të si person, ai kishte impakt të madh. Dedikimet për golat e mi shkojnë për të pasi falenderoj Astorin që jam këtu. Më ka prekur shumë.”

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb