PSG nuk e diskutoi sfidën kundër Bastia të luajtur sot pasi e pati mjaft thjeshtë t’a mposhte duke shënuar 5 gola. I dyti nga Verrati përveçse ishte mjaft i bukur, krijoi edhe shumë zemërim te kundërshtarët, ndoshta jo pa arsye.

Pak para realizimit, portieri kundërshtar dhe i gjithë ekipi i Bastia ishin me mendjen tek lojtari i PSG-së i rrëzuar afër portës së tyre. Por kur të gjithë mendonin se loja ishte e ndalur për t’i ardhur në ndihmë futbollistit vendas pasi topi kishte dalë jashtë vijave kufizuese, lojtarët e PSG-së nisin lojën, raporton L’EQUIPE.

Marco Verratti Goal HD – PSG 2-0 Bastia – 06… by livescoreIn
Në kontroll topin e merr Verrati që lëshon një predhë jashtë zone duke gjetur të papërgatitur portierit i cili së bashku me lojtarët protestojnë për gjestin “anti-fair play”, por ajo që vlen është vetëm goli.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb