Një grua është burgosur pasi nuk ndihmoi por vetëm filmoi momentin kur shërbëtorja e saj ra nga ballkoni i katit të shtatë, të apartamentit të saj në Kuvajt.

Pamjet shokuese tregojnë vajzën etiopiane duke qarë dhe kërkuar ndihmë e varur në kornizën e dritares përpara se të binte poshtë.

Fatmirësisht, ajo i mbijetoi vdekjes duke thyer vetëm njërin krah dhe duke pësuar lëndime të tjera të lehta. Gruaja që mban aparatin, dëgjohet duke thënë “Oh e çmendur, kthehu”.

Ajo tani është burgosur për një vit e tetë muaj pasi ajo ka xhiruar në vend që ta ndihmojë gruan. Gruaja u akuzua se kishte filmuar gruan pa pëlqimin e saj dhe e kishte publikuar videon e saj pa pëlqimin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb