ANKARA– Janë rreth 3 000 persona në Turqi për të cilët dyshohet se janë të lidhur me grupin e armatosur islamik, ISIS, përgjegjës për shumë sulme vdekjeprurëse në Siri dhe Irak, sipas një raporti të shërbimit sekret policor, njoftoi media turke.

Sipas gazetës ”Hurriyet”, nga frika e atentateve kundër institucioneve dhe qytetarëve perëndimorë në vend, masat e sigurisë, sidomos përreth selive diplomatike dhe atyre të NATO-s janë rritur së tepërmi.

Këtyre 3 000 personave u shtohen edhe 700 deri në 1 000 qytetarë turq të cilët luftojnë me xhihadistët në dy vendet e sipërcituara.

”Raporti nënvizon domosdoshmërinë e vëzhgimit të rreptë të mbështetësve të ISIS-it në Turqi për të përcaktuar se cilët prej tyre mund të jenë në gjendje të kalojnë në veprime konkrete në territorin turk”, thuhet në raportin e shërbimit sekret policor turk.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: