Tirana mbyll nesër ditët përgatitore në Durrës. Bardheblute do të kthehen në mesditë në kryeqytet. 10 ditët në hotel “Tropical” i kanë shërbyer skuadrës së Maganit për të marrë ngarkesë të plotë fizike dhe mbajtur regjimin e duhur në ditët e shoqëruara me dy seanca përgatitore. Nesër bardheblute do të luajnë ndeshjen e fundit miqësore përballë Dinamos e me pas do të pushojnë të dielën për tu rikthyer të hënën në kompleksin “Skender Halili”.
Asnjë problem dëmtimesh tek bardheblute
Dëmtimet dhe shqetësimet që disa lojtarë bardheblu kanë kaluar periudhën e fundit janë lënë pas. Dorian Kerciku është rikthyer nga Austria për tu bashkuar me grupin. Asnjë problem për gjurin e tij. Edhe kapiteni Ervin Bulku ka mësuar se gjuri i tij nuk ka asnjë problem pasi ka bere një rezonance magnetike. Elis Bakaj ka zhvilluar stërvitje i diferencuar dje për shkak te një goditje qe mori ne kavilje në ndeshjen me Besëlidhjen dhe sot i është bashkuar grupit. Malaj gjithashtu ka lëne pas krahëve një shqetësim në këmbe dhe është ribashkuar me skuadrën. Mario Morina ka lëne pas krahëve gjendjen gripale. Edhe Karabeci është drejt rikuperimit të plotë pas shqetësimit që ndjente në muskujt e barkut dhe pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani.

 

(e.shkambi/balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb