KAVAJË-Një konflikt i çastit ka shkaktuar plagosjen e një personi në Kavajë. Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 09:25, në rrugën “Andi Dervishi”.

Burime zyrtare pohuan se i plagosur me armë zjarri mbeti shtetasi me inicialet A. K., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Fill pas ngjarjes, specialistët e Komisariatit të Kavajës kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapje në flagrancë të autorit të dyshuar, Eduart Kollcaku, 34 vjeç.

Të njëjtat burime theksuan se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, tip “TT”, model 56, me një krehër dhe 3 fishekë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: