TIRANË

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale brenda familjes, duke arrestuar një prej bashkëshortëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Bathore, Kamëz po ndodhte një konflikt i ashpër midis dy bashkëshortëve, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë shtetasin R. S., 60 vjeç, banues në Bathore, Kamëz.

Gjithashtu falë veprimeve të shpejta është bërë i mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit automatik me dy karikatore me fishekë, me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krim në familje, si dhe 96 fishekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Dhuna në familje” në ngarkim të shtetasit R. S.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb