BOSNJE- Një sherr masiv mes disa emigrantëve të huaj ka ndodhur në Bosnjë Hercegovinë. Mediat vendase raportojnë se sherri ka ndodhur në afërsi të aeroportit të Sarajevës, pranë para zyrës së punës për shtetasit e huaj.

Mësohet se në sherr janë përfshirë mbi 30 emigrantë, ku janë përdorur edhe objekte të forta.

Radio Sarajeva ka arritur të sigurojë videon teksa  shihen të rinjtë duke u grushtuar e shqelmuar në prezencë të dhjetëra kalimtarëve të rastit.

“Është e vështirë të përshkruhet me fjalë për atë çfarë ka ndodhur. Gjithçka dukej qetë, kur papritmas u krijua një situatë kaotike”, ka deklaruar gazetari që ishte në vendin e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb