Derbi mes Kopenhagenit dhe Brondby u mbyll sot me fitoren e këtyre të fundit(1-2). Fitorja, që erdhi nga penalltia në minutat shtesë, kaloi në plan të dytë në derbin e Kopenhagenit.
Kjo pasi tre portierë u larguan me karton të kuq pas vërshëllimës përfundimtare. Episodet e sherrit përfshinë edhe Diant Ramajn, që mbron portën e Kopenhagenit.
Gardiani shqiptar iu drejtua rivalit, Mikelsen, që ishte pjesë e tensionit. Gjyqtari Putros i tregoi kartonin e kuq të dyve bashkë me portierin tjetër të Brondby, Pentz, që ishte nga iniciatorët.
Ramaj është i huazuar nga Dortmundi te Kopenhagen që synon titullin kampion në Danimarkë. Pavarësisht humbjes, mbeten në krye të renditjes.