Policia e Kosovës njofton se një përleshje fizike ka ndodhur sot në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.


Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.


“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti duke mos përmendur iniciale apo emra të personave.


Ndryshe sipas informatave të Telegrafit, në këtë rrahje janë të përfshirë Arian Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit,si dhe Sekretari i kësaj ministrie Burim Rreci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: