Momente tensioni gjatë sfidës së Ligës superiore të Baseballit mes dy skuadrave me një rivalitet shumë të madhe mes tyre. Provokimet sollën një sherr të madh gjatë ndeshjes së baseballit mes Cincinnati Reds dhe i Pittsburgh Pirates.

Të dyja skuadrat të cilat kanë një rivalitet të lashtë mes tyre nuk e humbin rastin për tu ‘përleshur’ në fushë dhe jo vetëm. Ja ajo që ka ndodhur gjatë ndeshjes së vlefshme për MIb amerikane, e para e një serie ndeshjesh, ku të dy ekipet do të luajnë mes tyre në këtë sezon.

Provokimet e hapura mes të dyve sollën një sherr masiv ku u përfshinë të gjithë lojtarët.

Amir Garret, humbi kontrollin dhe i është vërsulur stolit të kundërshtarit.

Ky gjest ka mjaftuar që lojtarët dhe stafi të shfryhen mbi të me grushte dhe shpulla. Shtatë lojtar janë përjashtuar.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb