TIRANË- Një sherr masiv me thika pranë parlamentit ka përfunduar me plagosjen e dy të rinjve. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:20 në rrugën “Murat Toptani” pak metra larg Parlamentit të Shqipërisë.

Sipas të dhënave zyrtare policia është njoftuar për një konflikt midis disa shtetasve, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur me thikë, 24-vjeçari me iniciale A. S., dhe bashkëmoshatari i tij E. E., të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb