ELBASAN

Policia e Elbasanit ka parandaluar përshkallëzimi e mëtejshëm të një konflikti, që mund  të shoqërohej me pasoja të rënda për jetën.

Policia thekson se në pranga kanë përfunduar tre persona. Mësohet se njëri prej tyre ka kanosur me armë një shtetas, ndërsa dy të tjerët janë kapur për moskallëzim krimi. Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë materiale një armë dhe disa fishekë.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën. Sekuestrohet një armë zjarri dhe fishekë luftarakë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës. Në pranga dhe dy persona të tjerë të përfshirë në konflikt për motive të dobëta. Policia e Elbasanit  ka marrë njoftimin se në fshatin Bradashesh të Elbasanit po ndodh një konflikt   ku njëri prej tyre ka dhe armë zjarri. Vlerësimi i situatës dhe reagimi në kohë i shërbimeve të policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, ku njëri prej shtetaseve të përfshirë në konflikt po kanoste me armë zjarri  një shtetas tjetër.

Gjatë ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit , Policia kapi  në  flagrancë me armë zjarri pistoletë  shtetasin  S.Ll., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti  për  motive të dobëta  ka kanosur me armë zjarrit  shtetasin F.C.

Ne cilësinë e provës materiale është sekuestruar  një armë zjarri tip Zastava me 5 fishekë . Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit   E.Q , 22 vjeç, dhe F.B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan,  për veprën penale moskallëzim i krimit.Materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale te ““Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Kanosje”  në ngarkim të shtetasit  S.LL, si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimi” , në ngarkim të shtetaseve E.Q dhe F.B.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb