Një 20-vjeçar fierak është arrestuar sot nga policia, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri 53-vjeçarin F. T., në fshatin Baltëz. Policia sqaron se ka pasur një konflikt me armë mes dy personave, por ndërhyrja në kohë ka bërë që të parandalohet krimi.

Në pranga ka rënë i riu D. V., i cili do të përballet me akuzat për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Njoftimi i policisë:
Patrulla e Policisë parandalon një ngjarje kriminale. Tenton të vrasë me armë zjarri automatik një shtetas, vihet në pranga nga policia autori. Pas marrjes së telefonatës në numrin unik 112 se në fshatin Baltëz kishte konflikt me armë midis dy personave, menjëherë Patrulla e Policisë ka shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë ka bërë parandalimin e një vrasjeje të mundshme.

Shtetasi D.V., 20 vjeç, banues në Baltëz, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasin F.T., 53 vjeç. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D.V., për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe 1 krëhër me 30 fishekë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

56992244 3a12 4f1a 8007 A52c4fade570
56992244 3a12 4f1a 8007 A52c4fade570

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: