VLORE- Policia e Vlorës ka arrestuar sot një banor të fshatit Akërni në Vlorë pasi ka kërcënuar me armë bashkëfshatarin e tij.

Në pranga ra Leonard Zoto, 38 vjeç, pasi dje ky shtetas ka kanosur me armë zjarri, shtetasin J.N., 49 vjeç (banues në të njëjtin fshat), për motive të dobëta.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit të llojit Pistoletë-Glock.

Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakë e municioneve”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: