Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur mes dy adoleshentëve në afërsi të gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, në lagjen 10 të qytetit të Korçës.
Mësohet se njëri prej tyre ka marrë dëmtime në fytyrë nga goditjet me grushte dhe ndodhet në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se konflikti ka nisur fillimisht verbal e më pas është agravuar deri në dhunë fizike mes tyre.
Shkaqet lidhen me motive banale të adoleshentëve, ndërsa policia ka shoqëruar njërin prej tyre në komisariat, ndërsa tjetri ndodhet ende në spital në kujdesin e mjekëve.
Policia po merr deklarimet e adoleshentëve të përfshirë në konflikt.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 10, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi R. Ç., 21 vjeç dhe 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjet prerës (thikë) dhe me përforcues grushti, një shtetas 16 vjeç.
16-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët dyshohet se janë larguar me automjet.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
(BalkanWeb)