Të hënën një avion i kompanisë low cost të Singaporit ‘Scoot’, i drejtuar në Singapor është detyruar të bëjë një ulje emergjente dhe të kthehet në aeroportin e Sydney.


Boeing 787-9 ishte në fluturim prej 20 minutash kur në bordin e tij plasi një sherr fizik mes dy pasagjerëve.


Filmimi i xhiruar nga një pasagjer tregon momentin në të cilin dy burrat shpërthejnë në grushte mes tyre.


Ashtu siç shkruajnë mediat lokale burri që ka filluar sherrin- ‘shumë agresiv dhe i dehur’- në fund është lidhur me ngjitës adezive dhe disa rripa në dysheme, një procedurë sigurie e bërë nga ekuipazhi.
Më pas kur avioni ka zbritur në aeroport i është dorëzuar forcave të rendit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb