Një sherr ka ndodhur në ditën e parë të Vitit të Ri 2025 në Tiranë. Mësohet se një 34-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës komshiun e tij.

Më pas, ai ka plagosur me sende të forta një tjetër person. Të plagosurit janë në spital, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit.  Balkanweb raporton se autori i ngjarjes është shtetasi Kristjan Thaçi.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç,  ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.

Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: