Një sherr i rëndë ka ndodhur në qytezën e Rutigliano në Itali. Disa persona janë përfshirë në sherr me shkopa bejsbolli.

Mësohet se katër persona, dy vëllezër në njërin kah e dy në kahun tjetër janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme. Ata kishin lënë të “sqarohen” në Via Montevergine, pranë Via Azezio, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri

Shqiptarët janë përfshirë në një sherr gjatë natës, duke marrë lëndime si pasojë e goditjeve me shkopinj bejzbolli e me shufra të hekurit. Sherri nuk përfundoi pa u vërejtur nga autoritetet.

Një oficer lokal pa gjithë skenën dhe njoftoi menjëherë policinë. Pa ndonjë vështirësi të madhe, të katër personat që ishin përfshirë në sherr u arrestuan dhe u dërguan në kazermë. Ata janë në burg në pritje të gjykimit. Dy prej tyre kanë marrë lëndime në fytyrë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb