DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Durrës sot rreth orës 13:35. Mësohet se një nxënës i shkollës “Bedrie Bebezi” ka mbetur i plagosur me thikë në krah dhe në shpatull.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes nxënësve të kësaj shkolle, i cili ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve të ftohta. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, ndërsa adoleshenti i plagosur është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende shkaku i këtij sherri që çoi në plagosjen e adoleshentit, por nxënësit e shkollës kanë përjetuar momente tmerri e paniku. Pas ngjarjes, njëri nga autorët, shtetasi me inicialet S.D., është ndaluar nga policia, ndërsa po punohet për kapjen e një tjetri.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 23.01.2017, në lagjen Nr. 4 janë konfliktuar për motive të dobëta nxënësit e një shkolle 9- Vjeçare. Konflikti ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës. Nga ky konflikt është plagosur në shpatull me mjet prerës, thikë, shtetasi A.S. 15 vjeç, banues në Durrës, I cili është jashtë rrezikut për jetën. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe mbledhur provat materiale. Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe po punojnë për kapjen e tyre.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb