ITALI

Mediat italiane bëjnë me dije se Gjykata e Shkallës së Parë në vendin fqinj ka dënuar shqiptarin Gazmir Pepmarku 40 vjeç me 11 vjet heqje lirie, pas një sherri që ai dhe shqiptarë të tjerë kishin pasur me disa marokenë në një klub nate.

Edhe pse gjykata e dënoi ashpër atë, Pepmarku ka argumentuar se nuk ka kryer krim, pasi “vetëm ka mbrojtur veten nga më e keqja”. “Unë u sulmova me shishe nga një grup marokenësh dhe si vetëmbrojtje përdora thikën”, ka thënë ai përpara grupit të oficerëve.

Mbrëmjen e 3 nëntorit 2017, shqiptari u përfshi në sherr me dy marokenë, brenda ambienteve të një lokali në San Giuliano Milanese.

Atë mbrëmje ai ishte në shoqërinë e shqiptari tjetër, edhe ky dënuar me 9 vjet e 9 muaj heqje lirie. Gjykata dënoi me nga dy vjet secilin edhe dy marokenët, të moshave 38 dhe 35 vjeç.

Ndërsa për më të riun, me shtetësi marokene u dha një dënim për kompensim me 50 mijë euro. Kjo për shkak të lëndimeve të shumta me thikë që ai kishte pësuar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb