Policia në Fier njofton se një sherr me thika ka ndodhur mes dy adoleshentëve.

Si pasojë, një 16-vjeçar është plagosur në këmbë. Ngjarja ndodhi në lagjen “8 Shkurti”.

“Rreth orës 20:00, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: