DURRËS

Një sherr mes adoleshentëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se dy nxënës të një shkolle 9-vjeçare të Durrësit janë konfliktuar sot në mesditë dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Një prej tyre është plagosur pranë shtyllës kurrizore dhe është dërguar në Qendrën Spitalore të Traumës ku ndodhet në terapi intensive.

Mësohet se dy adoleshentët janë nxënës të së njëjtës shkollë dhe sherri mes tyre ka ndodhur në rrugë. Policia ndërkohë ka ndaluar autorin e plagosjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb