ERSEKE – Një sherr me thika në qytetin e Ersekës ka përfunduar me plagosjen e një personi. Ngjarja ka ndodhur tek stacioni i Ersekës, ku në grindje janë përfshirë shoferi i një autobusi dhe i një furgoni.

Nga raportimet e para thuhet se grindja ka qenë për motive banale. Si pasojë e sherrit ka përfunduar i plagosur shoferi i autobusit Mariglen Sardi.

Ndërsa shoferi i furgonit që punon taksi pa licensë, Rei Elmasllari, ka qëlluar tre herë me thikë shoferin e autobusit, i cili përfundoi në spital.

Mësohet se edhe ditë më parë, Elmasllari ka kërcënuar me dru shoferin e autobusit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb