Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në Durrës. Ngjarja në fjalë ndodhi lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se i plagosur ka mbetur Klevi Qosja. Deri më tani nuk dihen rrethanat e sherrit, që çoi në plagosjen e adoleshentit.

Ky i fundit u transportua me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet nën kujdesin mjekësor. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: