Një konflikt i çastit dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në qytetin e Pogradecit në afërsi të zonës së shëtitores.

Sipas raportimeve të para mësohet se në këtë konflikt janë përdorur edhe mjete të mprehta dyshohet thikë.

Nuk dihet ende sa persona janë përfshirë në këtë konflikt ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Referuar pamjeve që disponon Balkanweb, në zonën ku ka ndodhur përleshja ka njolla gjaku, që tregojnë se si pasojë e sherrit ka persona të lënduar ose të plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb