Një sherr i nisur mes dy adoleshentëve brenda ambienteve të një lokali në Skelë të Vlorës, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre sapo kanë dalë jashtë.

Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije për “BalkanWeb” se pas sherrt njëri nga djemtë ka qëlluar me thikë bashkëmoashatarin.

I plagosur është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e sherrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb