KORÇË- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë pas një sherri banal në Korçë. Mësohet se dy të rinjtë Majkëll Jakova, 25 vjeç, banues në Korçë dhe Tomi Misha, rreth 34 vjeç janë konfliktuar për gara me qenë dhe më pas kanë qëlluar njeri-tjetrin me thika.

Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

I riu Tomi Misha është i riu që u dhunua nga ish-nëndrejtori i Policisë së Qarkut Korçë, Arben Hyseni pasi i gërvishti makinën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: