Një 59-vjeçar ka mbetur i plagosur në qendër të Durrësit. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanËeb’ se shtetasi me inicialet Q, XH., është goditur me thikë nga 19-vjeçari me inicialet M.P.

Policia Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: