Policia në Sarandë ka proceduar penalisht një 13-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një shokun e tij.
“Komisariati i Policisë Sarandë kreu veprime procedurale dhe referoi materiale në Prokurori për një shtetas të mitur, 13 vjeç, i cili gjatë një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, e ka qëlluar këtë të fundit me grusht”, njofton policia e qytetit bregdetar.
Sherret mes adoleshentëve janë kthyer në një problem madhor për shoqërinë shqiptare.
(Balkanweb)