Një i vdekur dhe katër të plagosur kanë mbetur pas një sherri mes bandave shqiptare. Mbrëmë rreth orës 22:30 në komunën Ans të Belgjikës, dy banda rivale shqiptare u përfshinë në një sherr masiv mes tyre.

Sipas mediave belge në konflikt u përdorën thika, shkopinj bejsbolli, shufra hekuri dhe sende të tjera të forta. Një grua 43-vjeçare humbi jetën duke u përpjekur të ndihmonte mikun e saj që kishte pësuar lëndime nga goditjet. Ajo u përplas nga një automjet.

Identifikimi i viktimave nuk bëhet i ditur, sakaq mediat belge shkruajne se gjatë konfliktit janë përdorur shufra hekuri, dhe thika. Disa prej personave të përfshirë në konflikt janë identifikuar nga policia, por deri tani asnjë prej tyre nuk është arrestuar apo shoqëruar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: