TIRANE
Dy persona kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta në Fushë-Mëzez të Tiranës. Mësohet se sherri ka ndodhur gjatë orës 20:30 të mbrëmjes së sotme, ndërsa personat e përfshirë në konflikt janë shtetasit me iniciale E.M 29 vjeç dhe Sh.S 32 vjeç.
Të dy ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 24.12.2018, rreth orës 20:30, në zonën e Fushë-Mëzezit si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit E. M., 29 vjeç dhe Sh. S., 32 vjeç, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.
Të dy këta shtetas ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale’, njofton policia.
(BalkanWeb)