KUKËS- Një sherr mes fqinjëve ka çuar në plagosjen e një të riu në fshatin Gjinaj të Hasit. Sipas të dhënave zyrtare ngjarja ka ndodhur sot, ku ka mbetur i plagosur me armë gjahu 28-vjeçari me iniciale A.B.

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, policia ka shkuar në vend, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Zek Asllanaj, 55 vjeç, banues në Gjinaj pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu, shtetasin A.B., në pjesën e barkut.

Falë veprimeve të shpejta policia ka bërë të mundur identifikim dhe kapjen e autorit, si dhe është sekuestruar arma e gjahut e dyshuar që është përdorur në vendin e ngjarjes. I plagosuri ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentin e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: