TIRANË

Një sherr familjar gati sa ka përfunduar në tragjedi në Kamëz. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, Tiranë, kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit familjar ku është përdorur dhe arma e zjarrit. Sherri ka ndodhur mes dy familjeve Dobrushi dhe Visha në Valias. Gjatë ditëve të fundit çifti Dobrushi kishte pasur konflikte dhe paraditen e sotme kanë shkuar për të sqaruar konfliktet 2 kushërinjtë e parë të nuses të cilët kanë debatuar me dhëndrin. Në konflikt e sipër është futur dhe vellai i tij i cili ka një servis makinash përpara shtëpisë së çiftit Dobrusho. Kushërinjtë e nuses e dhunuan duke i shkaktuar plagë në këmbë dhe kokë dhe ai momentalisht është në spital.

Menjëherë policia ka reaguar dhe ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhunë në famije”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Armëmbajtje pa leje”, shtetasin M.V., 61 vjeç, banues në Valias të Ri, Kamëz. 61-vjeçari ka ushtuar dhunë fizike dhe ka plagosur lehtë me qytën e një arme pistoletë, vëllain e dhëndrit, shtetasin N.D., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Pistolete
Pistolete

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhune në famije” shtetasi A.D., 40 vjeç, banues në Valias, Kamëz, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

U ndaluan shtetasit S.V., 63 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale ”Plagosje e lehte me dashje” dhe shtetasi SH.V., 28 vjeç, banues në Valias, për veprat penale “Plagosja rëndë me dashje”, “Armëmbajtje pa leje”. Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 4 shtetasve: A.V., D.V., S.N. dhe N.D.

Ndalimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 4 tjerëve u bë pasi nga veprimet operative ka rezultuar se janë perfshirë në konflikt si autorë të plagosjes së shtetasit N.D.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me katër fishekë. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprimet të metejshme.

(BalkanaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: