XHENOVA


Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë, pasi ata janë konfiltuar dhe kanë rrahur një tjetër bashkëkombas të tyre. Të arrestuarit janë shtetasit shqiptarë me inicialet A.S. 37 vjeç, L.S 34 vjeç dhe P.M. 42 vjeç.


Ata kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime të shumta shqiptarit tjetër, 40-vjeçarit me inicialet M.P. Ata u konfliktuan pas një mosmarrëveshje që kishin me njëri-tjetrin, për shkak të fëmijëve. Pas sherrit të dhunshëm, ka ndërhyrë policia italiane, që ka kryer edhe arrestet, raportojnë mediat e vendit fqinj.


  • foto galeri

Ndaj tre të arrestuarve rëndojnë akuza për lëndime trupore. Ata janë dërguar në mbajtje, në pritje të procesit gjyqësor karshi tyre.

(d.xh/Balkanweb)