Një 41-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë në Selanik. Mediat greke raportojnë se autorë të kësaj ngjarje janë dy bashkëkombas të tij, të moshës 34 dhe 36-vjeçare, por identitetet e tyre nuk janë bërë publike. Ngjarja ndodhi në Xirokrini, në pjesën perëndimore të Selanikut. Pas ngjarjes, 41-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin Papanikolaou.

I plagosuri ka marrë goditje në shpatullën e majtë. Autoritetet policore në Selanik kanë vijuar hetimet për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj 41-vjeçarit.

Ndaj autorëve kanë nisur hetimet edhe përmbajtje e drogë. Një nga autorët, 36-vjeçari, ishte në pritje të një vendimi për trafik droge dhe hyrje të paligjshme në shtetin grek.

Policëve të cilët kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar thikën e përdorur gjatë sulmit dhe tre gëzhoja arme zjarri.

Në një operacion të zhvilluar dje, të premten, 30 gusht, në qendër të Selanikut, policia ka identifikuar dhe arrestuar dy autorët shqiptarë.

Në të njëjtën kohë, në kontrollin e kryer në banesën e të arrestuarve, u gjetën lëndë narkotike kanabis, me peshë totale 133.51 gram dhe një celular.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb